Sulmuesi i Manchester
Cityt, Sergio
Aguero beson se mund ta udhëheqë ekipin e tij të ri drejt titullit të kampionit në Premierligë, pas debutimit magjik që pati të hënën, kur shënoi dy gola ndaj Swansea
Cityt, në fitoren 4:0 në Etihad Stadium.
Sulmuesi argjentinas
beson se klubi mund ta shkruajë historinë këtë sezon, duke triumfuar në kampionatin anglez.
"Është një rast për mua që ta sfidoj këtë ligë. Ky është një ekip me shumë kualitet".
"E di se është një kampionat mjaft garues, por ne jemi këtu për ta fituar atë në fund. Dëshiroj ta mbaj këtë ritëm", deklaroi ish-futbollisti i Atletico Madridit për mediat angleze. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2011,
ora 09:52