Aguero në Atletico deri në 2014
Aguero
Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka zgjatur besnikërinë e tij ndaj Atletico Madridit edhe për dy vjet të tjera. Sipas kontratës së re, ai do të jetë pjesë e ekipit nga Primera Division deri në qershor të vitit 2014.

Kontrata e kaluar atij i skadonte më 2012, ndërsa bisedimet ndërmjet tij dhe zyrtarëve të klubit nga “Vicente Calderon” janë zhvilluar tash e disa muaj.

Sipas gazetës spanjolleMarca”, në kontratën e re është theksuar se dëmshpërblimi aktual i 22 vjeçarit është 45 milionë euro.

Aguero kishte shkuar te Atletico Madrid më 2006 nga skuadra argjentinase e futbollit, Independiente.
Shtuar më 05/01/2011, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori