Aguero: Unë dhe Messi po mbyllim karrierën
Pëlqej
Sergio Aguero ka deklaruar se bashkë me Messin po shkojnë drejt fundit të karrierës së tyre dhe se për ta tashmë është e pamundër të luajnë në të njëjtën skuadër perveçse te Kombëtarja e Argjentinës.

I pyetur nga gazetarët për një kalim të mundshëm tek skuadra e Barcelonës ku do të luante me bashkëkombasin e tij Messin, Aguero e shikon si diçka të pa mundur për shkak të moshës së të dy lojtarëve.

“Mendoj se nuk është e mundur, më parë ka qenë e mundshme, por tani nuk është më. Jemi në moshën që secili po shkon drejt fundit të karrierës dhe dëshiron ta përfundojë në klubin që është”, u shpreh Aguero. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2018, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori