Aguero i lumtur për fitimin e titullit kampion
Pëlqej
Argjentinasi mbahet mend për atë gol në fund të takimit me QPR që i sigurojë titullin Cityt gjashtë vite më parë.

Aguero tani ka thënë se ai ndihet i liruar pasi që fituan titullin dhe se nuk do të dëshironte një dramë ashtu si e sezonit 2011-12 ku ata u kurorëzuan me titull në një gol në sekondat e fundit të ndeshjes me QPR.

“Ky është titulli i tretë me City dhe është një lehtësi sepse nuk do të presim ditët e fundit për ta konfirmuar titullin”, tha Aguero për faqen zyrtare të klubit të City.

“Ky sezon ishte i jashtëzakonshëm dhe futbolli që ne luajtëm ishte më i miri prej që jam involvuar unë në këtë klub. Ishte kënaqësi të luaja me një skuadër të këtillë dhe të isha pjesë e saj në atë që kemi arritur këtë sezon”, ka thënë Aguero.
Shtuar më 16/04/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori