Aguerro shtyn Kanen të transferohet tek Real Madrid
Pëlqej
Sulmuesi i Manchester Cityt, Kun Aguero ka dhënë një intervistë për mikrofonat e El Larguero të Cadena Ser në të cilën ka folur rreth situatës së klubit të tij në Premier League dhe gjithashtu për rivalin e tij sulmuesin e Tottenhamit ‘Harry Kane’ në lidhje me transferimin e mundshëm në Real Madrid.

Argjentinasi është i bindur që Kane i ka të gjitha mundësitë që të jetë sulmuesi i klubit Madrilen por i ka dhënë një këshillë të vogël atij duke i thënë se në Premier League nuk ka probleme dhe është vendimi i tij nëse largohet nga Tottenhami.

”Lojtarët e cilësisë së Harry Kane nuk mendoj se kanë probleme të luajnë një rol të rëndësishëm te një ekip si Real Madridi. Unë nuk e di se cfarë po mendon ai, është një sulmues ‘9’ i rëndësishëm që po mahnit gjithë botën dhe në Premier League, problemet nuk duhet të jenë, por në fund është vendimi i tij rreth kësaj" përfundoi sulmuesi argjentinas. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori