Ahmataj: Duhet të bënim më shumë, marr përgjegjësitë
Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, ka folur pas barazimit 1-1 të marrë në shtëpi kundër Tiranës. Këto kanë qenë deklaratat që ai ka bërë për Supersort:

"Rezultatin nuk e vendosim ne, por fusha. Nuk jam i kënaqur me paraqitjen në fushë dhe për këtë jam përgjegjës unë. Ka ndikuar pak lodhja fizike për shkak të ndeshjes në mesjavë dhe kundërshtari mund të na kishte ndëshkuar me gola të tjerë".

"Përballë kishim një skuadër shumë të fortë, që ka një qarkullim shumë të mirë të topit. Kjo na detyroi që të ishim më të ekuilibruar mbrapa, edhe pse kemi shumë mungesa në ekip. Gjithsesi, më vjen mirë që ndeshja doli barazim".

"Llogari? Jo, por ne duhet të marrim maksimumin e ekipit në një ndeshje të caktuar. Tirana mund të kishte bërë gola të tjerë në një ditë që ne nuk ishim në formë. Ka qenë një nga paraqitjet më të dobëta tonat. Duhej të bënim më shumë".

"Arbitrat? Unë nuk merrem me gjykimin e arbitrave dhe nuk do të merrem kurrë. Gjendja e Ramadanit? Ka qenë i dëmtuar dhe nga java tjetër do të kthehet të punojë me grupin". /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2019, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori