Ahmataj jep dorëheqjen, cfarë ka ndodhur mes tij dhe klubit
Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, i ka befasuar të gjithë pas humbjes kundër Skënderbeut. Në Supersport, Ahmataj nuk u përmbajt aspak, duke thënë se e ka menduar dorëheqjen dhe se situata te Tirana nuk është aspak e mirë.

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, i ka befasuar të gjithë pas humbjes kundër Skënderbeut. Në Supersport, Ahmataj nuk u përmbajt aspak, duke thënë se e ka menduar dorëheqjen dhe se situata te Tirana nuk është aspak e mirë.

DORËHEQJA – "Nuk mendoj se i falëm gol Skënderbeut. Është zhgënjim shumë i madh ky rezultat, u ndëshkuam nga dy kundërsulme të shpejta. Është për të ardhur keq që pësojmë të tilla gola, prishim çdo gjë, ngarkojmë skuadrën. Shkojmë deri te porta, e nuk godasim. Çdo gjë vjen graduale. Këtu mendojnë që ta heqin trajnerin sapo të vijnë. Mua nuk ka nevojë fare të më heqin, për mua jap dorëheqjen vetë. Nuk mendoj se është faji i trajnerit. Ia kam komunikuar skuadrës, drejtorit, presidentit Halili. Nëse unë jam e keqja, largohem direkt. Nuk po flas nga emocionet, kjo është gjendja reale. Të humbësh një ndeshje kundër një rivali që gjuan vetëm dy herë, është e habitshme. Kjo gjë më ka prerë hovin për të vazhduar".

TENSION – 'Lojtarët futen shumë shpejt në tension, kemi pasur 15 situata në lojë 1 kundra 1 dhe lojtarët e mi i humbin këto raste. Ndeshja është përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, por këtu nuk funksionon asgjë".

LARGIMI – "Trajneri mban përgjegjësitë e lojës, po iki unë vetë. Ne nuk duhet ta mbajmë vendin e punës me zor. Nuk mbahet, të rregullohen gjërat! Të gjithë ju e dini se çfarë ndodhi. Nuk ka lidhje, s’ka lidhje me Halilin. Këto gjëra ngatërrohen. Lojtarët vetë japin maksimumin. Është një problem, më mirë po marr riskun unë dhe të largohem. Po flas që të rregullohen gjërat te Tirana. Këtu sapo vendoset një trajner, mendohet për t’u hequr. Nuk mendohet nga presidenti, por nga rrethi. Nëse gjërat nuk rregullohen, nuk e di, do ta shoh! Nuk po e lej, lojtarët kanë dhënë maksimumin. Rezultatin e mbaj unë përgjegjësinë. Për çdo rezultat, i dal unë zot lojtarëve", tha Ahamtaj.
Shtuar më 23/11/2019, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori