Ahmataj: Marr përgjegjësinë e humbjes, humbëm kontrollin
Julian Ahmataj, trajner i Luftëtarit, mori përgjegjësinë për disfatën e skuadrës së tij ndaj Kukësit.

"Në radhë të parë unë jam përgjegjës i rezultatit. Linjat nuk ishin të lidhura si ndeshjet e tjera. Euforia bëri që ne të ishim të gjatë dhe jo skuadër e ekuilibrave. Unë duhet t’u kërkoja llogari lojtarëve. Ka qenë një pjesë e parë shumë e dobët, kemi ulur ritmin. Ndërsa në pjesën e dytë kishim topin, ritmin, por nuk pati finalizime."

Mungesa e Aleksit: Grinta e Aleskit i mungoi shumë ekipit. Por jo çdo lojtar është i pazëvendësueshëm. Duhet punë në finalizimin e aksionit. Është një problem që duhet të punosh shumë.

Euforia: Euforia vjen edhe nga klubi. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi për ne tani fillon kampionati. Gjithmonë përgjegjësia është e trajnerit. Klubi dhe trajneri duhet të jenë më këmbë në tokë. Në të shkuarën kemi bërë gola edhe me skema të studiuara, ndërsa sot pësuam një gol të tillë nga Kukësi, çka tregon se nuk ishim fare në lojë, nuk ishin në stadium sot.
Shtuar më 02/03/2019, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori