Ahmataj: Objektivi është të dalim nga zona e ftohtë
Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, ka komentuar fitoren 1-0 të marrë kundër Laçi-t.

"Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Laçi është forcuar pas ndryshimit të trajnerit. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe në fund kemi arritur të gjejmë golin dhe ta menaxhojmë takimin. Të luash 5 ndeshje në 2 javë është e lodhshme dhe kjo lodhje është ndier në fund", ka thënë Ahmataj për "Supersport".

"Goli i anuluar? Unë nuk merrem me këtë pjesë dhe nuk dua të merrem. Ia kam thënë mendimin tim arbitrave ndeshjen e kaluar, por nuk dua të ankohem në televizor për arbitrat. Nuk është puna ime".

"I qetë pas fitores? Kishim një detyrë të vështirë sot dhe duhej të luanim në sulm, duke ruajtur edhe ekuilibrin. Unë mendoj vetëm për skuadrën time dhe jo për kundërshtarët".

"Europa apo mbijetesa? Objektivi ynë është të largohemi nga zona e ftohtë. Shënojmë gola të çuditshëm? Ne shënojmë gola të bukur dhe këta djem meritojnë një bravo të madhe, sepse e arrijnë gjithçka me sakrificë. Dueht më shumë respekt për ata që punojnë dhe derdhin djersë", ka përfunduar trajneri i Luftëtarit. /albeu.com/

Shtuar më 14/04/2019, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori