"Ai shënon më shumë gola në ndeshje se unë në stërvitje"
Pëlqej
Sulmuesi i Bayern Munichut, Sandro Wagner, mezi po e pret sfidën kundër Cristiano Ronaldos në gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Ai ka thënë se i pëlqejnë njerëzit si ai, por do të ishte e mërzitshme të ishin të gjithë të njëjtë.

“Ai është madhështor. Më pëlqejnë njerëzit si ai. E di se shumë njerëz e kritikojnë, por mua më pëlqen. Do të ishte e mërzitshme të ishin të gjithë të njëjtë”, ka thënë Wagner.

“Ai shënon më shumë gola në ndeshje se unë në stërvitje. Do të jem i lumtur kur ta takoj”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori