Ajax 180 minuta larg titullit kampion në Holandë (VIDEO)
Ajaxi i Amsterdamit është vetëm dy fitore larg titullit kampion në Holandë, pas fitores kundër Vitesses të martën.

Ajaxi e vazhdoi serinë pozitive në Eredivisie pasi e mundi 4:2 në shtëpi Vitessen, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për skuadrën e Erik Ten Hag në kampionat.

Serinë e golave e hapi marokeni Hakim Ziyech në minutat e fundit të pjesës së parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë u relizuan plot 5 gola. Tadic me penallti dhe de Ligt në minutat 54 dhe 58 i çuan shifrat në 3-0.

Për Vitessen shkurtoi shifrat Foor në të 66-ën, ndërkohë që Tadic me një tjetër 11-metërsh shënoi dhe të 4-in për Ajaxin ndërkohë që shifrat përfundimtare në 4-2 i vulosi me golin e tij Darfalou në të 82-ën.

Me këtë fitore Ajaxi u ngjit në kuotën e 80 pikëve, 3 më shumë se PSV-ja që luan të enjten, me një goleavarazh +13 më të mirë se rivalët nga Eindhoveni, pasi në Eredivisie titulli këtë sezon mund të vendoset pikërisht nga goleavarazhi. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori