Ajax i pari në Europë, plot 160 gola këtë sezon
Ajaxi është klubi më me së shumti gola të shënuara në Evropë deri tani këtë sezon. Klubi holandez ka sulm më të mirë se gjigantët evropian, Barcelona, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Në total, Ajaxi i ka shënuar 160 gola deri tani në të gjitha garat, 111 në Eredivisie, 32 në Ligën e Kampionëve dhe 17 në KNVB Beker.

Ajaxi shpreson ta rrisë këtë numër sonte, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit në Londër.

Pas Ajaxit vjen Manchester City me 158 gola në të gjitha garat deri tani. PSG-ja renditet e treta me 139, ndërsa Barcelona e katërta me 130. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2019, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori