Ajax perseri del me nje talent te ri
Albeu.com
Eshtë vetëm 18 vjec por ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane. Bëhet fjalë për danezin e Ajax, Christian Eriksen, lojtar mesfushor me tipare sulmuese dhe një nga emrat më të lakuar në klubet prestigjoze.Kontrata e tij me skuadrën holandeze skadon në vitin 2011 por për të mos rrezikuar largimin me parametrat zero, ai mund të shitet që në merkaton e verës. Manchester United, Chelsea, Arsenal dhe Real Madrid janë disa nga skuadrat që po ndjekin me interes talentin nordik.

"Christian sapo ka mbushur 18 vjec dhe tani mund t’i ofrojmë një kontratë afatgjate. Duam të qëndrojë në Amsterdam për shumë vite të tjera por gjithcka do varet nga vullneti i lojtarit”, shprehet tekniku i Ajax, Martin Jol. (albeu.com)
Shtuar më 17/02/2010, ora 18:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori