Ajax piketon talentin e Juventusit
Talenti i Juventusit Moise Kean pritet të largohet në fund të sezonit nga Torino.

Për Italianin i cili nuk ka hapësira tek bardhezinjtë interesohet skuadra e Ajax.

Holandezët janë të gatshëm të shpenzojnë 25 milionë euro për transferimin e Kean në Amsterdam

19-vjeçari këtë sezon ka luajtur vetëm katër ndeshje duke shënuar dhe një gol në Kupën e Italisë.

Borussia Dortmund, Olympique Marseille dhe Milan kishin shfaqur interes për Keane, por ofertat e tyre ishin refuzuar nga Juventus. /albeu.com/


Shtuar më 08/03/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori