Sir Alex
Ferguson e ka pranuar për herë të parë interesimin për talentin e Ajax, Cristian Eriksen. “Djajtë” përballen me hollandezët në 1/16-at e
Europa League këtë të enjte, por nën/kampionët e kontinentit nuk kanë aspak ndërmend ta nënvlerësojnë turneun pas
eliminimit nga Champions
League.
Në Amsterdam, tekniku skocez do të ketë
shansin të shohë direkt në aksion mesfushorin me tipare sulmuese. “Shumë klube interesohen për danezin dhe ne do të kemi
shansin ta shohim nga afër”, – u shpreh skocezi, i cili pas
eliminimit nga Bazeli në fazën e grupeve të Champions-it e quajti një “mallkim” pjesëmarrjen në këtë kompeticion.
Por, tani ai duket se ka ndryshuar mendje dhe do t’i shkojë deri në fund. “Pa dyshim që duam ta fitojmë. Bëhet fjalë për një turne evropian dhe ka nivelin e tij. Më e bukura është se të shtunën nuk luajmë dhe unë mund të hedh skuadrën më të fortë në fushë kundër Ajaksit”, – vijoi trajneri. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2012,
ora 11:50