Ajax viktima e preferuar e Juventusit
Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve është hedhur dhe ka vënë përballë njëra-tjetër Juventusin dhe Ajax-in.


Një sfidë e lehtë në letër për bardhezinjtë, por që nuk duhet të nëvlerësohet, pasi do të luajë kundër skuadrës që ka njxerrë jashtë Realin.

"Zonja e Vjetër" ka statistika të frikshme kundër holandezëve, të cilët mund të themi se i ka shtypur. Humbja e fundit përballë Ajaksit është pësuar në vitin e largët 1973 dhe kanë 10 takime pa humbur nga ata.

Gjithashtu Ajaksi është një ogur fatsjellës për Juventusin, pasi Championsi i fundit që është fituar prej tyre është në vitin 1996 me holandezët në finale. Bardhezinjtë kanë qenë ata që kanë triumfuar pas 11 –metërshave.

Mbetet të shihet nëse do të kenë të njëjtin fat bardhezinjtë ose jo.
Shtuar më 15/03/2019, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori