Ajeti, lojtari më i mirë i muajit në Zvicër
Është vetëm 20-vjec por aktualisht ai është një nga sulmuesit më të mirë që luan në Zvicër. Me transferimin nga Augsburgu te St Gallen në formë huazimi, Albian Ajeti po përjeton një moment të artë.

Me rikthimin në Superligën zvicerane vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti ka shpërthyer përfundimisht dhe me meritë është shpallur nga Blick futbollisti më i mirë i muajit Shkurt në kampionatin helvet.

Me 3 gola të realizuara në 4 ndeshje me St Gallen në muajin e dytë të vitit, 20-vjecari shqiptar ka mposhtur konkurencën e Elyounoussi të Baselit dhe talentit të Young Boys, Assale. Ajeti ka qenë i preferuari i tifozëve që kanë votuar në sondazhin e Blick duke grumbulluar 10 mijë e 255 vota, shkrruan Super Sport.

Sulmuesi i talentuar i cili ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Zvicrës por që në të ardhmen pritet të përfaqësojë Shqipërinë në rang kombëtaresh, mori 24 % të votave, 1 më shumë se Elyounoussi dhe 3% më tepër se Assale.
Shtuar më 16/03/2017, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori