Ajeti transferohet te Napoli ?
Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti vazhdon të mbetet i lirë pas shkëputjes së kontratës me Torinon.

Edhe përkundër disa ofertave, mbrojtësi nuk arriti të siguronte një kontratë me një klub të ri.

Por në ditët e fundit në skenë për të ka dalë Napoli. Napoli nuk mund të transferojë futbollistë dhe po shikon opsionet e lojtarëve të lirë.

Arlind Ajeti është në listë dhe për të nënshkruar me Napolin duhet ta fitojë betejën me Florentin Pogban, Diego Polentan, Sebastian Basong dhe Serdar Tasci.
Shtuar më 09/09/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori