Akord 80 milionë euro, bomberi i Premier Ligës drejt transferimit te Juventusi
Pas transferimitKristiano Ronaldos te Juventusi, media spanjolle dhe sidomos ajo madrilene është bërë shumë e kujdesshme në lidhje me lëvizjet në merkato të klubit bardhezi dhe lajmi i bujshëm mbi kampionët e Italisë vjen pikërisht nga media iberike.

Sipas të përditshmes “AS”, Juventusi e ka mbyllur pasditen e djeshme akordin me anglezët e Uolverhemptonit për sulmuesin meksikan, Raul Himenez.

Sigurisht që ky nuk është një emër i ri që afrohet me torinezët, duke qenë se për futbollistin 29-vjeçar flitet prej disa muajsh, si ai që do të zëvendësojë Gonzalo Higuainin dhe do të formojë dyshen e sulmit me Kristiano Ronaldon, të mbështetur nga Dibala.


Por nëse deri pak ditë më parë, Uolves kishte nënvizuar se kërkonte të paktën 100 milionë euro për Himenezin, dje duket se ka ardhur zgjidhja e marrëveshjes dhe Juventusi ka rënë dakord me “Ujqërit” për shifrën e 80 milionëve, e cila pritet të paguhet në dy këste të barabarta brenda verës së vitit 2021. /panorama
Shtuar më 31/07/2020, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori