Akord Barça-Arsenal për Vermaelen
Pëlqej
Thomas Vermaelen është vetëm një hap larg Barcelonës. Sipas "BBC", bluagranat kanë mundur konkurrencën e Manchester United, që ofronte 19 milionë euro për mbrojtësin 28-vjeçar belg.

Vermaelen, protagonist i një Botërori shumë të mirë në Brazil, mund të mbërrijë në Barcelonë që ditën e sotme.

Dy klubet kanë rënë dakord për shumën e 15 milionë sterlinave.

Pas kësaj, Louis Van Gaal ka hedhur sytë nga Mehdi Benatia i Romës dhe Daley Blind i Ajax. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori