Akorduan penallti fantazmë, federata dënon rëndë katërshen e arbitrave
Gabimet e arbitrave në fushën e lojës janë shpesh njerëzore, por ajo që ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit të të rinjve, U-19 në Paraguaj është me të vërtetë për të vënë duart në kokë.

Plot 30 ndeshje pezullim për arbitrin e linjës, 20 për kryesorin, aq sa edhe gjyqtari i katërt, ndërsas asistenti i dytë mori një ndëshkim simbolik, 5 ndeshje pezullim. Vendimi ekstrem erdhi nga Federata Paraguajane e Futbollit, pasi kjo trupë gjyqtarësh akorduan një penallti fantazëm për miqtë, në ndeshjen e U-19 mes Cerro Porteno dhe Sportivo San Lorenzo.

Incidenti nxiti zemërimin e Cerro Porteños, presidenti i të cilit shkoi aq larg sa tërhoqi skuadrën në minutën e 74-të. Të dy ndihmësit, Digo Silva dhe gjyqtari Cristian Aquino e pranuan gabimin e tyre në një konferencë shtypi dhe pranuan sanksionin e ashpër të aplikuar nga komisioni i arbitrazhit.

"Kam gabuar. Më vjen keq dhe më vjen turp. Dua t'i kërkoj falje Cerro Porteño dhe tifozëve të sportit. Ne marrim plotësisht përgjegjësinë tonë për gabimin",-tha gjyqtari.

"Momenti i shpërqendrimit çon në vdekje. Ishte një gabim i rastësishëm, një njeri, nuk ishte i qëllimshëm, por ishte serioz dhe duhet të merrte përgjegjësitë e tij", tha shefi i gjyqtarëve, Horacio Elizondo.
Shtuar më 15/06/2019, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori