Aksidenti, Azemi: Falenderoj Zotin që më shpëtoi
Pëlqej
Sulmuesi i Greuther Furth dhe Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Azemi, pësoi një aksident të rëndë mëngjesin e 7 gushtit. Kosovari u përplas në një nga rrugët e Nurnbergut me një furgon, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai mbeti për një kohë i ngujuar në makinën e tij tip Audi dhe u desh ndërhyrja e njësive të specializuara për ta nxjerrë prej andej dhe më pas për ta dërguar në spital.

Është folur shumë për të këto ditë, madje duke aluduar se edhe karriera mund ti rrezikohet, por Azemi është shëndoshë e mirë dhe tashmë dhe sipas tij, për këtë gjë falenderimi i takon Zotit.

Me anë të një postimi në Facebook para pak minutash Ilir Azemi shpreson në ndihmën e Zotit që të rekuperohet sa më shpejt por nuk harron të falenderojë edhe familjen dhe të gjithë tifozët që e mbështetën gjatë këtyre ditëve shumë të vështira.

"Falenderimi i takon Allahut që më shpëtoi nga ai aksident që pata, gjithashtu faleminderit të gjith atyre që më përkrahin në veqanti familjen time që e kam pran gjithmon.Tani jam pak më mirë dhe me ndihmën e Allahut do shërohem sa më shpejt insha Allah, edhe një herë faleminderit atyre që më përkrahin", shkruan sulmuesi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori