Vdekja tragjike e
Kobe Bryant tronditi botën dhe padyshim qetetarët e Los
Angeles ku
Kobe ishte me shumë se basketbollist.
Derbi mes Los
Angeles Lakers dhe Los
Angeles Clippers që ishte parashikuar të luhej nesër, do të shtyhet për nj ditë tjetër.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Adrian Wojnaroëski, duke iu referuar NBA, e më vonë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e ligës më të fortë të basketbollit në botë.
"Vendimi u mor nga respekti për klubin
Lakers, i cila po vuan për humbjen tragjike të legjendës së
Lakers,
Kobe Bryant, dhe vajzës së tij Gianna dhe shtatë personave të tjerë në një aksident me helikopter gjatë të dielës" tha NBA në një deklaratë.
Legjenda e qytetit të Los
Angeles,
Kobe Bryant, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, kanë ndërruar jetë pas një
aksidenti me helikopter.
Shtuar më 28/01/2020,
ora 09:22