Aksidenti i rëndë, ja çfarë përjetoi Azemi (FOTO LAJM)

Pëlqej
E përditshmja gjermane "Bild" ka përshkruar ankthin që përjetoi sulmuesi kosovar Ilir Azemi teksa mbeti i bllokuar për më shumë se 30 minuta në makinën e tij tip Audi pas aksidentit të rëndë që pësoi mëngjesin e djeshëm.

Por, fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime të rënda që mund t’i rrezikonin jetën, ka njoftuar stafi mjekësor i spitalit.

Azemi kaloi nëpër një ankth të tmerrshëm derisa mbeti i ngujuar në veturën e tij Audi, për rreth 40 minuta, derisa iu ofrua ndihmë duke ia prerë pjesën e epërme të makinës në mënyrë që ta nxirrnin jashtë.

"Ju lutem më ndihmoni", ishte thirrja e Azemit, teksa qëndronte i bllokuar në makinën e tij, raporton "Bild". /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori