Aksidenti tragjik i Kobe Bryant, hetimet shpallin fajtor pilotin
Kur ka kaluar më tepër se një vit nga aksidenti tragjik që i mori jetën legjendës së NBA, Kobe Bryant, kanë dalë edhe rezultatet e hetimeve nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në të thuhet se fajtor për aksidentin është piloti i helikopterit Ara Zobayan, të cilit i ishte ndaluar të fluturonte në mjegull, por ai kishte shpërfillur urdhrin dhe më pas, i mbetur pa fushëpamje, u përplas në mënyrë tragjike.

Kobe Bryant humbi jetën më 26 janar të vitit të kaluar, ku helikopteri me të cilin udhëtonte bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna Maria dhe 7 persona të tjerë, u përplas në mënyrë fatale, pak pasi ishte ngritur nga një pistë në Los Angeles.
Shtuar më 10/02/2021, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori