Aksidentohen 3 futbollistët e Skënderbeut, plas sherri në rrugë (FOTO)

Sot në mesditë tre futbollistë të Skënderbeut janë bërë pjesë e një aksidenti në qytetin e Korçës që fatmirësisht nuk ka sjellë pasoja.

Reza Karimi, Bakari Nimaga dhe Marvin Ogunjimi kanë qenë duke udhëtuar me taksi nga shtëpia e tyre drejt restorantit ku do të drekonin kur kanë marrë një goditje nga një tjetër makinë.

Shoferi i taksisë dhe shoferi i makinës që ka goditur mjetin ku udhëtonin lojtarët e Skënderbeut, janë përplasur verbalisht dhe që situata të mos përfundonte në një sherr banal është dashur ndërhyrja e tre lojtarëve e kampionëve të Shqipërisë, raporton portali "qiriu.net".

Shtuar më 16/02/2017, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori