Aksidentoi për vdekje çiftin e sapomartuar, dënohet me burg futbollisti
Joao Maleck, sulmuesi që ka qenë pjesë e moshave të Meksikës, është dënuar me 3 vite, 8 muaj e 15 ditë burg. 21-vjeçari, i cili ka qenë i huazuar te Porto dhe Sevilla dhe ka luajtur me ekipet e dyta të këtyre klubeve, ditën e djeshme ka njohur vendimin e gjykatës në Puente Grende.

Maleck, në korrik të vitit 2019, kishte aksidentuar me makinë një çift të sapomartuar. Ai po e drejtonte makinën e tij sportive në gjendje të dehur, ndërkohë që nga përplasja çifti që po udhëtonte me makinë kishte mbetur i vdekur.

Veç burgut që Maleck duhet të bëjë, ai duhet të paguajë edhe një dëmshpërblim që kap shifrën e 3 milion pesos (rreth 120 mijë euro). Kjo gjobë i vihet për dëmet e bëra gjatë aksidentit.
Shtuar më 31/10/2020, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori