"Më pëlqeu skuadra dhe nuk kam asnjë kritikë", tha
Jose Mourinho pas barazimit 0-0 mes Realit të Madridit dhe Osasunës, por në të vërtetë tekniku
portugez i madrilenëve po gënjente para mediave.
Sipas gazetës spanjolle "Marca",
Mourinho ka shkarkuar nervat e tij mbi Angel Di
Maria, një nga futbollistët që këtë sezon nuk po shfaq nivelin e tij të zakonshëm.
Pas përfundimit të takimit, në dhomat e zhveshjes, "Special One" iu drejtua argjentinasit me këto fjalë: "Nuk po luan më. Kur merrje më pak para’, vrapoje shumë. Tani që ke rinovuar kontratën, nuk po vrapon fare".
Ka kohë që
Jose Mourinho është i pakënaqur me Di Marian dhe këtë e tregon fakti se nga titullar i padiskutueshëm, sulmuesi i krahut është ulur rregullisht në stol.
Trajneri
portugez është i pakënaqur me rendimentin e shumë prej futbollistëve të Realit dhe Di
Maria është i fundit që i shtohet listës. Më parë
Mourinho është përballur me lojtarë kryesorë të skuadrës si Ozil, Benzema, Sergio Ramos dhe Iker Casillas. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013,
ora 16:35