Akuzat ndaj Ronaldo-s për përdhunim, flet modelja e famshme
Pëlqej
Akuzat për përdhunim ndaj yllit portugez Cristiano Ronaldo janë të pavënd. Të paktën kështu mendon bashkëshortja e ish-futbollistit më Milanit, Kostakurta. Martina Colombari mendon se nuk duhet të flitet para kohe, por t’i lihet në odrë drejtësisë për të bërë punën e saj.

“Këto janë situata delikate. Për të dhënë një opinion, ne duhet të kemi më shumë informacion. Eshtë shumë e vështirë për ta gjykuar çështjen më vete, pa marrë parasysh nëse lidhet me Ronaldon, apo dikë tjetër. Por, për fat të keq, është e lehtë ta përdorësh Ronaldon në faqen e parë të gazetave.

Nëse ai e ka bërë me të vërtetë këtë gjë, duhet të paguajë, dhe me të drejtë. Në të vërtetë, duhet të dënohet edhe më shumë, duke pasur parasysh se duhet të japë një shembull të mirë për njerëzit”, tha Martina. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori