E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Akuzat për korrupsion, lirohet Michel Platini
Michel Platini i cili u arrestua dje nga polica fraceze nën akuzën për korrupsion në lidhje Botërorin 2020 sot ai është liruar nga burgu.

Mësohet se zyrtari 63-vjeçar ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje korrupsioni para hetuesve, që në fund të fundit nuk kanë publikuar asnjë dokument ku thuhet ish-futbollisti i Francës dhe Juventusit akuzohet për diçka.

"Zgjati shumë, por duke parë numrin e pyetjeve nuk mund të ndodhte ndryshe", tha Platini pasi doli nga ambientet e rajonit policor.

"Më kanë pyetur për 2016 Euro, Kupën e Botës në Rusi, PSG-në, FIFA-n", vijoi më tej francezi, duke mos përmendur asnjë pyetje në lidhje me Botërorin Katar 2022, ku mendohet se ai ka marrë para për të favorizuar vendin nga Lindja e Mesme para konkurrentëve të tjerë.
Shtuar më 19/06/2019, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori