Akuzat për përdhunim, Avokati i Ronaldos bën deklaratën e fortë
Pëlqej
Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment aspak të mirë pas akuzave për përdhunim. 33 vjeçari akuzohet se ka përdhunuar një modele amerikane, Kathryn Mayorga në një hotel në Las Vegas në vitin e largët 2009.

Së fundmi ka reaguar edhe avokati i futbollistit të Juventusit, Peter Christiansen. Në fjalën e tij ai tha se Ronaldo i ka pohuar se ajo që ndodhi në vitin 2009 ishte konsensuale si dhe tha se një media bazon raportet e saj mbi dokumentat digjitale të manipuluara.

“Edhe një herë, për të shmangur dyshimet, qëndrimi i Cristiano Ronaldos ka qenë dhe vazhdon të jetë, se ajo që ndodhi në vitin 2009 në Las Vegas ishte plotësisht konsensuale”, tha avokati i Cristiano Ronaldos. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori