Akuzat për përdhunim, reagon babai i Neymarit
Babai i Neymarit ka deklaruar se video e publikuar në media nga modelja Nalija Trindade, është e fabrikuar, dhe se djali i tij ka rënë pre e një mashtrimi.

Në video shihet se Neymari dhe vajza janë duke u zënë dhe pastaj ajo fillon duke e goditur futbollistin.

"Nuk kam pse ta mbrojë djalin tim. Imazhet flasin vetë dhe është e qartë se videoja ishte e sforcuar. Kjo videon dëshmon se Neymari u sulmua. Ajo e godet atë në mënyrë që ai t’i përgjigjet, por ai e kupton që është mashtrim”, ka thënë babai i Neymarit.

"Ju vetëm duhet t’i shihni pamjet! E gjitha është një kurth dhe njerëzit do ta kuptojnë këtë gjë. Kur ai hyri në dhomë, ajo filloi të incizojë gjithçka. Do të ishte mirë për hetimin dhe për ne nëse publikohet e gjithë videoja. Këtë gjë po tenton ta bëjë policia".

Në videon e publikuar shihet Neymari duke e goditur Trindaden në fytyrë me këmbë dhe e kap atë për kyçe të duarve, në tentim për t’i ndalur goditjet e saj.

"Jo, jo, jo, jo, jo, mos më godit", dëgjohet duke thënë Neymari.

"Jo? A do të më godasësh ti? A do të më godasësh?", ia kthen Trindade.

Përderisa ajo e godet për herë të dytë, ajo dëgjohet duke thënë: "Por, unë do të të godas. A e di pse do të të godas? E di pse? Sepse dje më sulmove. Më le këtu vetëm".
Shtuar më 06/06/2019, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori