Akuzat për trukim/ Vata: Nuk më vjen keq për Skënderbeun, e meritojnë
Skënderbeu po hetohet nga UEFA për trukime të disa ndeshjeve, ndërkohë që në Korçë janë në pritje të vendimit dhe çështja kryesore është pikërisht kjo. Por, edhe në opinionin sportiv kjo çështje zë një vend shumë të rëndësishëm, teksa së fundmi është Rudi Vata ai që ka folur në një prononcim të botuar në “Panorama Sport”.

“Nuk surprizohem aspak nëse Skënderbeu dënohet. Nuk është hera e parë që klubi korçar po hetohet nga UEFA. Gjithmonë ka pasur justifikime dhe njerëz që flasin për pafajësi. Katastrofa më e madhe për futbollin shqiptar janë tashmë bastet, që janë bërë pjesë e rëndësishme e tij”.

Vata nuk ndalet me kaq: “Pak të varfër jemi si futboll, por tani na shtohet edhe pandershmëria. Unë jam i sigurt se futbolli shqiptar nuk është i ndershëm. Në klubet tona ka aktorë që bëjnë hipokritin, por edhe aktorë ‘Hollivudi’.

Ish-mesfushori i Kombëtares thekson se nuk ndjen aspak keqardhje nëse Skënderbeu dënohet: “Nëse Skënderbeu dënohet se e meriton, nuk do të më vijë aspak keq, sepse ky klub ka prishur imazhin dhe sistemin. Gjithashtu, ka prishur shumë mendje të futbollistëve shqiptarë, por edhe atyre të huaj”.

Për Vatën ky është momenti që të marrim mësime: “Sigurisht është momenti që të marrin leksion, pasi pa u bërë dikush shembull, nuk ka për t’u ndryshuar diçka për mirë. Kjo që po ndodh, për mua është një kancer, pasi futbollisti stërvitet për të mbërritur te suksesi përmes punës. Tashmë po i mësojnë të aktrojnë.

Vata vijon “thumbimet” me presidentin Takaj: “Në eksperiencën time, jam stërvitur gjithmonë për të fituar, por normalisht edhe kam humbur shumë. Bosat e Skënderbeut, që pinë puro në stadiume dhe u duket vetja heronj të klubit që menaxhojnë, tani ta provojnë se sa të fuqishëm dhe sa të zotë janë.

Në fund Vata e sheh dënimin e Skënderbeut si një shërim për futbollin shqiptar, futboll të cilin ai e quan fals, ndërkohë që nuk fare keqardhje nëse korçarët do të dënohen.

“Duke e pësuar, do të shërohet edhe futbolli shqiptar. Aspak keq nuk më vjen, sepse e meritojnë. Është luajtur një futboll fals, janë gënjyer tifozët dhe janë prishur nga mendja lojtarët. E përsëris, nuk ndjej keqardhje, sepse kush i ka bërë këto, duhet t’i pësojë. Jam i sigurt që do ta pësojnë. Suksesi i pamerituar është më keq se mossuksesi”, deklaron Vata i cili shprehet gjithashtu se federata duhet të mbajë një qëndrim për këtë çështje.
Shtuar më 05/06/2016, ora 12:49
Albani
e Dielë 5 Qershor 2016, Ora 14:26
Ju beni pjese tek ata njeres qe kini gangrenuar futbollin shqiptar si lojtare apo trajnere te perfaqesueses Shqiptaere.Tegjithe edine mire se kush bente pjes ne eqipin kombeter dhe ato te qyteteve ne mbare fotbollin profesionel Shqiptar (miku dhe paraja). Sot kini fytyre ju dhe disa njeres si ju te flasin per ndergjegjen e futbollit ne televizion apo mediat shqiptare. Kjo eshte trashegimenia ju qe na kini lene. Do te ju lutesha ju dhe disa nga ata qe e kane nxire prÃ
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori