Akuzohen për trukime, zhduken dy brazilianët e Bylis
Dy brazilianë janë larguar papritur nga skuadra e Bylisit pas humbjes së javës së fundit kundër Flamurtarit. Kjo ndeshje ka patur akuza për shitje ndeshje nga tifozët ballshiote por këto zëra janë shtuar pas largimit të dy lojtarëve në fjalë.

Dy qëndërmbrojtësit Denis Da Silva dhe Genivaldo Souza kanë qënë dy nga lojtarët që janë paraqitur më dobët në atë ndeshje dhe largimi i tyre ka shtyrë tifozët dhe lojtarët që të dyshojnë akoma më shumë se ata mund të kenë lidhje me humbjen ndaj Flamurtarit.

Ata janë larguar dje në mesnatë pa kontaktuar asnjë drejtues të klubit ballshiot. Me sa mësohet ata jane nisur menjëherë drejt Brazilit dhe nuk do të jenë më pjesë e skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori