Akuzohet për dhunë fizike, përfundon në pranga ndihmësi i Simeones
Atletico Madrid shokohet, në mbrëmjen e së hënës është arrestuar përgatitësi fizik i skuadrës Oscar Ortega që njihet me pseudonimin Profe. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja spanjolle AS dhe u konfirmua edhe nga policia e Madridit, me Ortegën që akuzohet për dhunë fizike.

Oscar Ortega është pjesë e stafit të Diego Pablo Simeones të Atletico Madrid që nga viti 2011, por punonte me trajnerin aktual të skuadrës madrilene që nga sezoni 2003/2004 kur Simeone ishte ende futbollist.

Ortega është njohur për punën e kujdesshme, por edhe rreptësinë e madhe në punën e tij gjatë përgatitjes së skuadrës, diçka që është vlerësuar nga lojtarët pasi sipas tyre metodat e tij i ndihmonin që të merrnin formën e duhur fizike.
Shtuar më 29/01/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori