Akuzoi Neymar për përdhunim, modeles braziliane i vjedhin tabletin ku ruante videon
Najila Trinidade Mendes, vajza braziliane që akuzon Neymarin për përdhunim, ka denoncuar në policinë e Rios, humbjen e një tableti, ku ruante një video të rëndësishme.

Sipas 26-vjeçares, në tablet ishte videoja e përdhunimit të saj nga ana e yllit brazilian të futbollit, ndërsa aparati i ishte marrë në apartamentin e saj në kryeqendrën e Brazilit.

Aktualisht çështja është e hapur në policinë braziliane, ndërsa të enjten në mbrëmje u paraqit edhe Neymar, i cili tregoi versionin e tij të ngjarjes, duke theksuar se nuk ka pasur përdhunim, por gjithçka ka ndodhur me vullnetin e të dyve.
Shtuar më 08/06/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori