Akuzoi VAR-in, Igli Tare dënohet më një gjobë të majme
Drejtori sportiv i Lazios gli Tare,ka përfunduar në Komisionin e Disiplinës të Federatës Italiane të Futbollit, pas episodit të penalltisë që ndëshkoi Lacion në transfertën e mesjavës në Emilia-Romanja kundër SPAL-it.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka kritikuar dhe ofenduar VAR-in, i cili i akordoi një 11 metërsh shumë të çuditshëm në favor të ekipit vendës, penallti e cila u shndërrua në gol.

Tare u shfaq shumë nervor për këtë 11 metërsh dhe vijoi me kritikat e tij dhe në përfundim të sfidës, çka ka detyruar Komisionin e Disiplinës ta gjobisë me 5 mijë euro drejtorin sportiv të Lacios.
Shtuar më 06/04/2019, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori