Al-Khelaifi flet për kandidaturën e Tuchelit si trajner të ardhshëm
Pëlqej
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka hedhur poshtë spekullimet se Thomas Tuchel është trajneri tyre i ardhshëm

Trajneri gjerman, Tuchel, thuhet se është rreshtuar si zëvendësim i Emeryt, por Al-Khelaifi pretendon se nuk ka marrëveshje të tillë.

“Po të kishim nënshkruar me dikë, do ta kishim njoftuar”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për Canal +.

“Sot kemi një trajner i cili ishte në fushë. Ne jemi shumë të ndershëm, sot kemi një trajner që punon me ne, me një kontratë deri në fund të sezonit”.

“Le të jemi sonte pozitiv, kemi bërë shumë gjëra pozitive. Ne jemi kampionë, është një gjë e mrekullueshme, falënderoj të gjithë”.

“Dhe sezoni nuk ka mbaruar akoma, ka Kupa ende për të fituar. Liga e Kampionëve është qëllimi ynë i madh, por nuk është e lehtë. Ne punojmë shumë, por klubet e tjera e bëjnë edhe këtë”, përfundoi presidenti i PSG-së. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori