Al Khelaifi flet për Neymar: Ai është shumë i lumtur këtu, nuk do të largohet
Presidenti i klubit të Paris Saint Germain Al Khelaifi ka hedhur poshtë thashethemet e mundshme reth shitjes së Neymar, shkruan Albeu.com.


Ai nga Katari ka folur. "Unë mendoj se Neymar është shumë i lumtur këtu, ka një mani për Mbappe dhe të gjithë lojtarët e tjerë".

Me këto fjalë, presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi, përsëri hedh poshtë hipotezën e një transferimi të Neymar te Barcelona.

Thashethemet e verës së kaluar, rreth kthimit të Neymar te Barcelona janë kthyer dhe në këtë merkato janari.

Mundo Deportivo dha lajmin pak ditë më parë për një takimi të dyshuar në Brazil mes shoqërimit të lojtarit dhe një përfaqësuesi të Barcelonës.

Në sezonin aktual, Neymar ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha kompeticonet me PSG-në një fazë e shkëlqyer për yllin Brazilian. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2019, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori