Al Khelaifi: Me Barçën, ndeshje e madhe
Pëlqej
Presidenca e Paris Saint Germmain po e pret me padurim sfidën e dytë të fazës së grupeve të Champions League mes kampionëve të Francës dhe Barcelonës që do të zhvillohet në Parc de Prince. Të dy klubet janë përballur në cerekfinale të kompeticionit në sezonin 2012-2013, me katalanasit që u kualifikuan vetëm falë golit në fushën kundërshtare. Fakti që Paris Saint Germmain ka mundësinë për t’u hakmarrë, sipas presidentit Al Khelaifi, i ka rritur pritshmëritë në kampin e skuadrës franceze.

"Po e pres me padurim këtë ndeshje, sikurse futbollistët, tifozët dhe media. Do të jetë një ndeshje e madhe, e cila për ne është shumë e rëndësishme. Do të japim më të mirë ndaj Barcelonës", është shprehur presidenti i PSG-së.

Paris Saint Germmain dhe Barcelona bëjnë pjesë në Grupin F, bashkë me Ajaksin e Amsterdamit dhe Apoelin e Nicosias. Në ndeshjet e para parizienët barazuan 1-1 në Amsterdam Arena ndaj Ajaxit, ndërsa Barcelona fitoi minimalisht me qipriotët në “Camp Nou”. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori