Alaba ditën e sotme do të njoftojë largimin nga Bayerni, prioritet kalimi te Reali
Mbrojtësi i Bayern Munichut, David
Alaba nesër do njoftojë se në fund të sezonit do largohet nga "Allianz Arena".
Sipas Bild, austriaku ka vendosur të provojë një aventurë tjetër larg Bundesligas.
Alaba prioritet e ka
kalimin te Real Madridin, skuadër me të cilën thuhet se ka arritur marrëveshje për katër vitet e ardhshme me vlerë 12 milionë euro për sezon.
Por, Bild, raporton se
Alaba gjithashtu tani është i hapur për
kalimin në Premierligë, ku kërkohet nga top
klubet evropiane, si Chelsea, Liverpool dhe Manchester City.
Ndërkohë, edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano njoftoi se kontrata e
Alaba me Realin është gati dhe mungon vetëm nënshkrimi.
Derisa,
klubet e tjera janë duke provuar t’ia ndryshojnë mendjen lojtarit, që ëndërron të jetë në fanellën e "Los Blancos".
Shtuar më 16/02/2021,
ora 08:10