Alaba i shumëkërkuar, por ai synon vetëm një skuadër
David Alaba nuk do të rinovojë me Bayern Munich, që ka vendosur ta mbajë mbrojtësin deri në fund të kontratës dhe më pas ai do të largohet me parametra zero.

Kërkesat ekonomike të menaxherit të austtakut kanë qenë shumë të larta, madje në një prej takimeve nuk kanë munguar edhe debatet mes Pino Zahavi dhe Hasan Salihamidzic.

Alaba gjatë kësaj periudhe ka pasur propozime të ndryshme dhe janë pesë klube që kanë kërkuar informacion në lidhje me transferimin e tij në janar ose në verë.

Vetë mbrojtësi i kampionëve të Europës e ka një dëshirë. Ai synon të transferohet te spanjollët e Real Madrid, sikurse shkruan gazetari Fabrizio Romano, në verë si lojtar i lirë.

Shtuar më 02/01/2021, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori