Alaba ka arritur marrëveshje me Realin? Babai i austriakut mohon gjithçka
Babai i David Alabas ka mohuar raportimet se djali i tij ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Marca raportoi se austriaku ka arritur marrëveshje me "Los Blancos" për kontratë katërvjeçare me vlerë 11 milionë euro për sezon.

Sidoqoftë, George për Bild ka bërë të ditur se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje mes klubit spanjoll dhe lojtarit.

Agjenti i lojtarit Pini Zahavi thuhet se ka lidhje shumë të mira me kandidatin për president të Barcelonës, Joan Laporte dhe në rast se fiton zgjedhjet, atëherë do provojë ta transferojë në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, interesim për Alaban kanë shprehur edhe top klubet, si Liverpool, PSG, Manchester City dhe Manchester United.
Shtuar më 19/01/2021, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori