Alaba: Kritikat më kanë bërë më të fortë!
Pëlqej
David Alaba ka thënë se ndihet edhe më i fortë pas kritikave që ka marrë nga eliminimi i Austrisë në Kampionati Evropian.

Mbrojtësi austriak ka kaluar një sezon me luhatje, gjë kjo që ka bërë të kritikohet në vendin e tij për shkak të formës.

Kritikat në Austri, të cilat erdhën pas eliminimit tonë, unë i kam pranuar”, thotë fillimisht Alaba për Bild.

“Kjo ishte një përvojë e re për mua, sepse jam relativisht i ri. Por unë kam dalë i fortë prej tyre”, përcjell Telegrafi.

“Kjo më ka formuar mua si person, por edhe si një lojtar në fushë. Kritikat pas Kampionatit Evropian më kanë bërë edhe më të fortë!”, përfundoi austriaku. /Albeu.com/
Shtuar më 29/12/2016, ora 19:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori