Alaba mision i pamundur, Interi "peshkon" yllin e Chelsea
Anësori brazilian, Emerson Palmeiri, për të tretën javë radhazi ka përfunduar në tribunë, pasi trajneri i Chelseat, Franck Lampard, ka besuar te të tjerë futbollistë, ndërsa në Angli e bëjnë fakt të kryer largimin e tij në fund të sezonit.

Për futbollistin ka shfaqur një interes të fortë Interi, që është gati të paguajë 20 milionë menjëherë dhe 5 të tjera në formë bonusi, ndërsa Chelsea pretendon të marrë të paktën 35 milionë euro për kartonin e tij.

Negociatat mes palëve vazhdojnë, pasi Marotta dhe Ausilio kanë marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit londinezë.
Shtuar më 08/07/2020, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori