Alarm, bastet përjashtojnë italianet nga Europa
Skandali i basteve dhe trukimeve, që ka përfshirë Italinë dhe qindra subjekte të futbollit, rrezikon të ketë pasoja edhe më të rënda nga sa priteshin. Prokuroritë janë duke punuar dita ditës, ndaj ende nuk është marrë asnjë masë konkrete, apo vendim, pasi, sipas burimeve, do të pritet fundi i Europianit në Poloni dhe Ukrainë në qershor, për të mos destabilizuar ambjentin axurr ashtu si ndodhi në 2006-n, ku çuditërisht Italia u shpall Kampione e Botës.

Megjithatë, alarmi që "Gazzetta dello Sport" ka përhapur dje është real. Klubet italiane që do të kualifikohen sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës (Champions League dhe UEFA Europa League) rrezikojnë përjashtimin nëse do të jenë të përfshira në skandalin e basteve, edhe qoftë në mënyrë indirekte.

Milani i vitit 2006, për të cilin ky rregull nuk ekzisonte ende, nuk do të përsëritet. Kuqezinjtë, edhe pse të penalizuar nga drejtësia sportive, u kualifikuan në Euoropë dhe fituan Ligën e Kampioneve. Këtë herë, në bazë të rregullores së re të rishikuar nga Michel Platini, presidenti i UEFA-s, klubet e përfshirë në baste, si në mënyrë direkte, ashtu edhe në mënyrë indirekte, do të përjashtohen nga çdo kompeticion ndërkombëtar.

Pra, për ta qartësuar: edhe nëse do të dalin të pafajshëm pas një proçesi gjyqësor, gjithësesi do të jenë të përjashtuara. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2012, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori