Alarm në mbrojtje, Caceres refuzon ofertën e Milanit
Martin Caceres i kthen përgjigje negative Milanit. Mbrojtësi uruguain i cili pak ditë më parë iu nënshtrua testeve mjekësore te kuqzinjtë, ka refuzuar ofertën që i ka bërë Adriano Galliani.

29-vjecari nga Montevideo, i ka thënë jo kontratës 5-mujore që i ka propozuar administratori i deleguari Milanit, nga e cila do të përfitonte 250 mijë Euro, plus bonuset deri në 30 Qershor.

Ish-lojtari i Juventusit edhe pse vjen nga një dëmtim i rëndë dhe do ti duhet ende kohë për të rifituar formën optimale beson te aftësitë e tij dhe kjo ishte një nga arsyet kryesore që Martin Caceres i tha një jo propozimit të Gallianit për të veshur fanellën e Milanit.

Caceres fillimisht ishte pranë Interit, më pas u afrua me Fiorentinën, ndërsa për të u interesua edhe klubi turk i Trabzonsporit.
Shtuar më 05/02/2017, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori