Alarm në kombëtare, largimi i Sadikut i bën gjëmën ekipit
Duket se zgjedhjet e gabuara që ka bërë Kristian Panuçi në krijimin e listës së kombëtares po i kthehen në një bumerang trajnerit të përfaqësueses shqiptare, i cili do të përballopjë përsëri në situatë emergjence Turqinë, edhe pse këtë herë kishte në dispozicion më shumë alternativa nga të zgjedhte.

Grumbullimi i shumë alternativave në prapavijë dhe lënia në plan të dytë të elementëve të sulmit, duket se do të ndikojë në ekip, pasi aktualisht, Shqipëria nuk ka në dispozicion asnjë sulmues të mirëfilltë në formën optimale.

Problemeve të Balajt që në ditën e parë të grumbullimit u janë shtuar sot edhe ato të Armando Sadikut. Ky i fundit ishte planifikuar si titullar nga Panuçi, por nuk ka mundur të mbyllë seancën e paradites për probleme fizike.

Nëse Sadiku e Balaj nuk riaftësohen për ndeshjen e të premtes, me refuzimin e Albacetes për Manajn, duket se zgjidhja e vetme e Panuçit përveç aktivizimit të Uzunit ose Grezdës si të avancuar, do të jetë që të afrojë sulmues nga U21. Kandidati më i mundshëm është Xhakomo Vrioni të cilin e kishte pjesë të kombëtares edhe në grumbullimet e mëparshme.
Shtuar më 20/03/2019, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori