Alarm nga Gjermania, ndalen tatuazhet për futbollistët
Prej kohësh ekzistojnë dilemat mbi efektin e tatuazheve në përformancën e sportistëve profesionistë. Teksa flitet thjesht për një vizatim zbukurues, mjeku gjerman Ingo Frobëze, pedagog në Universitetin e Kolnit, shkon përtej estetikës duke lëshuar alarmin. Sipas tij, boja nuk qëndron në lëkurë, por futet në gjak duke ulur rendimin e një sportisti.

Nëse flasim për nivele më të larta, atëherë edhe një rënie prej 5 për qind të përformancës mund të ndikojë në dështimin drejt arritjes së një objektivi.

ReMjeku i njohur në argumentin e tij shpjegon: “Kushdo që bën një tatuazh, duhet të vihet në dijeni se boja nuk qëndron në lëkurë, por depërton nëpërmjet poreve dhe kapilarëve duke përfunduar deri në gjak. Qarkullimi i bojës nëpër trup mund të ndikojë në rendiment”. Duke e shtyrë më tej shpjegimin e tij, doktor Frobëze tregoi se sa më i madh është një tatuazh aq më shumë zgjerohet efekti i tij mbi personin.

“Tatuazhet që mbulojnë pjesë të konsiderueshme të trupit, përveç bojës në gjak, pengojnë edhe djersitjen. Rregullimi i temperaturës gjatë një aktiviteti fizik është një tjetër aspekt që ndikon në rendimentin fizik, me futbollistët që mund të penalizohen nga ky efekte që vonohet si pasojë e një tatuazhi të madh”, shpjegon doktori. Futbolli – Klubet investojnë shuma të mëdha te lojtarët dhe do të ishte e drejtë që të merrnin maksimumin prej secilit prej tyre.

Doktori gjerman propozon që të gjitha klubet e vendit të tij dhe jo vetëm të marrin një nismë që të pengojnë futbollistët që të vijojnë modën e tatuazheve. Duke folur për gazetën britanike “The Sun”, pedagogu shpjegon se: “Po të isha drejtues klubi, do të pengoja tatuazhet.

Kësaj forme arti i duhet thënë ‘jo’, sidomos për atletët. Veçanërisht klubet e futbollit duhet të bëjnë kujdes. Shpesh dëgjoj që u kushtojnë vëmendje detajeve dhe ushqimit, ndërkohë që tatuazhi mund të rezultojë shumë herë më i dëmshëm. Sipas të dhënave të mia, një futbollist ul rendimentin në fushë me 3-5 për qind pasi pikturon lëkurën”. Teksa shpjegimi të tij i vjen fundi, doktor Frobëze mbyll intervistën për të përditshmen duke deklaruar:

“Lëkura është organi më i madh i trupit njerëzor dhe studimet kanë vërtetuar se 60-70 për qind e bojës nuk qëndron në lëkurë, por mund të depërtojë deri në gjak, ndaj, duke pasur parasysh këtë fakt dhe pengimin e hidratimit si pasojë e një tatuazhi, klubet, por edhe Federarat duhet të marrin masa për këtë modë që po ndikon ndjeshëm në jetët e sportistëve”. përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2018, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori