Alarm për bombë në ndeshjen e kampionatit anglez (VIDEO)
Panik përpara startit të ndeshjes mes Derby dhe Cardiffit. Teksa lojtarët kishin dalë në nxehmje dhe tifozët po fillonin të mbushnin shkallët e stadiumit, një alarm emergjent u ngrit nga policia, teksa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes të ndodhur.


“Vëmendje iu lutem, kjo është një emergjencë. Ju lutemi largohuni nga stadiumi nga dalja më e afërt e mundshme”, u dëgjua në foninë e stadiumit, ndërkohë që lojtarët dhe tifozët dhe lojtarët, nxituan të dilnin me shpejtësi.

Dyshimet e para janë për një alarm për bombë, por asgjë nuk është konfirmuar. Situata u normalizuar teksa ndeshja është duke u luajtur.
Shtuar më 13/09/2019, ora 21:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori